Presidentja Osmani zhvillon takim me Admiralin Wikoff të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me Admiralin George M.

Wikoff, Komandant i ri i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Ky takim u mbajt në kuadër të emërimit të tij në një nga pozitat strategjike më të rëndësishme të Aleancës Veriatlantike.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe shprehu dëshirën e saj që ai të ketë sukses në drejtimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta. Ajo theksoi besimin e plotë në aftësitë e tij udhëheqëse, duke nënvizuar rëndësinë që kjo komandë ka në forcimin e sigurisë euroatlantike, si dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe paqes ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *