Presidentja Osmani zhvillon takim me homologen sllovene në Lubjanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me homologen e saj sllovene, Nataša Pirc Musar, në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet e forta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ajo shprehu falënderime të veçanta për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Takimi u cilësua si një mundësi për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *