Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Osmani deklaroi se kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të cilin e vlerësoi si një shembull të miqësisë.
“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Nju Jork për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike. Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”.

Leave a Reply