Presidentja takohet me Krasniqin dhe Abdixhikun për mandatarin e ri

Pas emërimit të Glauk Konjufcës si kandidat për Kryeministër nga VV-ja në Këshillin e Përgjithshëm, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët e partive kryesore të vendit.

Fillimisht, ajo u takua me kreun e VV-së, Albin Kurti, dhe më pas priti në takim Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së. Takimi me Krasniqin është përfunduar dhe aktualisht Presidentja po zhvillon bisedime me Lumir Abdixhikun, kreun e LDK-së.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve, liderët e partive opozitare si PDK, LDK, AAK dhe Nisma janë shprehur në mënyrë të njëzëshme në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Kujtojmë se edhe më 31 tetor, pas takimit të thirrur nga Presidentja për të diskutuar situatën pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë, liderët politikë u shprehën për nevojën e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *