Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon sot seancën gjyqësore kundër të akuzuarit Endrit Nika.
Në këtë seancë, dëshmitarja kryesore pritet të jetë Maria Magdalena, nëna e viktimës, e cila do të japë dëshminë e saj përmes një video-lidhjeje për shkak të pamundësisë së pranishmërisë fizike. Endrit Nika është nën akuzë për vrasjen e partneres së tij argjentinase, Maria Klara, të cilën dyshohet se e ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë, duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Procesi gjyqësor po ndiqet me interes të madh, duke pasur parasysh natyrën e rëndë të akuzës dhe provat që pritet të paraqiten gjatë seancave.

Leave a Reply