Prishtina do të investojë afërsisht 100 mijë euro për zbukurimin e qytetit në prag të festave të fundvitit, sipas një deklarate zyrtare nga Komuna e Prishtinës.
Procesi i prokurimit është realizuar përmes një procedure të negociuar, duke përfshirë dekorimin e shesheve kryesore të kryeqytetit. Vlera fillestare e kontratës ishte parashikuar në 100 mijë euro, ndërsa kontrata përfundimtare është nënshkruar për 98,557 euro, raporton Telegrafi.
Kontrata është nënshkruar më 12 dhjetor 2025. Për shkak të një krize financiare, Komuna e Prishtinës kishte vonesa në zbukurimin e shesheve, gjë që shkaktoi protesta nga Trafiku Urban.
Autobusët u parkuan për nëntë ditë para ndërtesës së komunës, duke kërkuar pagesat e pagave dhe shërbimeve kyçe për funksionimin e transportit. Për të zgjidhur situatën, Ministria e Financave ka alokuar 28 milionë euro për pagesat e shërbimeve publike dhe projekte të tjera, duke përfshirë fonde të komunës dhe një grant qeveritar.

Leave a Reply