Komuna e Prishtinës ka shpallur një konkurs publik për dizajnimin e një memoriali përkujtimor në nder të Adem Jasharit dhe sakrificës së familjes së tij.
Për realizimin e këtij projekti është alokuar një buxhet prej 150 mijë eurosh. Memoriali është menduar të jetë një simbol i përjetshëm i sakrificës së familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, ngjarje që përbën një moment kulmor në luftën për liri.
Ky memorial do të vendoset në një zonë të rëndësishme publike në Prishtinë, duke e bërë pjesë të pandashme të jetës urbane dhe një manifestim i përhershëm i lirisë. Projekti është në linjë me vizionin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për një qytet modern dhe gjithëpërfshirës që respekton trashëgiminë kulturore.
Për vendndodhjen, është parashikuar që memoriali të ngrihet në qendër të Prishtinës, ndërmjet ndërtesës së Kuvendit dhe Xhamisë së Gurit. Projekti përfshin gjithashtu transformimin e rrugës “Agim Ramadani” në një hapësirë nëntokësore, duke krijuar një pllato për këmbësorët, ku do të dizajnohet memoriali.

Leave a Reply