Faton Pacolli, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga partia “Lidhja e Prishtinës”, ka zhvilluar takime intensive me banorët e disa lagjeve të kryeqytetit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.
Pacolli ka evidentuar disa nga problemet kryesore që preokupojnë qytetarët, duke përfshirë gjendjen e rrugëve, pastrimin publik, ndriçimin e pamjaftueshëm, trafikun e ngarkuar dhe mangësitë në transportin publik. Ai thekson se qytetarët kërkojnë veprime konkrete dhe ndershmëri nga komuna, duke mos u mjaftuar me fjalë të përsëritura apo premtime boshe.
Pacolli u bën thirrje qytetarëve të mbështesin kandidaturën e tij më 12 tetor, duke premtuar një Prishtinë më të pastër dhe më të drejtë. Ai thekson se vetëm me mbështetjen e tyre, mund të ndërtojnë një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë banorët e kryeqytetit.

Leave a Reply