Prishtinë: Exit Poll-i tregon garën më të ashpër deri tani

Baton Haxhiu, drejtori i mediumit “Albanian Post”, ka dhënë detajet e para për Exit Poll-in që do të publikohet në bashkëpunim me Institutin “Source” në orën 19:00.

Gjatë një interviste në “T7”, Haxhiu theksoi se gara në Prishtinë është shumë e ngushtë dhe e paparashikueshme deri në momentin e fundit. Ai informoi gjithashtu mbi situatën në disa komuna të tjera, duke treguar se dy prej tyre kanë shmangur balotazhin falë një epërsie të dukshme.

Ndërkohë, tri komuna të tjera janë në një diferencë shumë të vogël, me një prej tyre që ka vetëm 1.4-1.5 për qind diferencë dhe është pranë shmangies së balotazhit. Rezultatet në tri komuna të tjera janë në prag të 50 përqindëshit, duke lënë të hapur mundësinë e balotazhit.

Këto zgjedhje lokale, ku qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, po mbahen në 38 komuna. Sipas KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar është mbi 2 milionë, ndërsa votimi përmes postës përfundoi më 11 tetor.

Në total, 93 subjekte politike janë certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Rezultatet e para pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *