Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zhvilluar të enjten një seancë të jashtëzakonshme ku miratoi transferimin e mjeteve financiare vetanake prej 28 milionë eurosh nga viti 2024 në vitin 2025.
Nga 39 asamblistë të pranishëm, 38 votuan pro dhe një abstenuan. Ky vendim pritet të lehtësojë pagesën e borxheve të papaguara të komunës dhe të ndihmojë në përfundimin e grevës së Trafikut Urban, punëtorët e së cilës kanë protestuar për shkak të mospagesës.
Komuna ka akuzuar Ministrinë e Financave për bllokimin e fondeve. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se fondet do të shërbejnë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ai gjithashtu kërkoi që fondet e tjera prej 35 milionë eurosh të transferohen në kryeqytet. Ndërkohë, Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje kritikoi këtë vendim si një zgjidhje të përkohshme dhe akuzoi Ramën për bllokadën e krijuar.
Votimi për buxhetin e vitit 2026 u shty, pasi Rama sugjeroi që kjo çështje t’i lihet në dorë asamblistëve të rinj.

Leave a Reply