Atmosfera e festave të fundvitit ka mbuluar qytetin e Prizrenit, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga mbarë bota, edhe në këto ditë të ftohta dimri.
Prizreni, i njohur për turizmin gjatë gjithë vitit, ka arritur të tërheqë vizitorë për herë të parë, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet i suksesshëm nga gastronomët lokalë. Ky qytet i pasur me histori dhe kulturë mbetet i preferuar për turistët në çdo stinë, por veçanërisht gjatë fundvitit, pas festimeve dhe dekorimeve të shumta.
Vizitorët nga vende si Turqia, të cilët kanë shijuar ushqimet tradicionale, kanë vlerësuar gatimet e Prizrenit si të ngjashme me kuzhinën e tyre. Ilir Shala nga shoqata e gastronomëve të Prizrenit thekson se, ndonëse është përfolur për çmime të larta, ato janë të arsyeshme për cilësinë dhe shërbimin që ofrohet.
Sfida kryesore për gastronomët mbetet mungesa e fuqisë punëtore, por ardhja e mërgimtarëve për festat pritet të sjellë gjallëri të re në qytet.

Leave a Reply