Probleme teknike shkaktojnë ndërprerje në njësinë e KEK-ut

Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” është aktualisht e jashtë funksionit, ndërsa ende nuk janë bërë të njohura arsyet e kësaj situate.

Korporata Energjetike e Kosovës kishte njoftuar më parë se të gjitha pesë njësitë e saj prodhuese të energjisë elektrike ishin në operim të plotë. Sipas njoftimit, ato po funksiononin me kapacitete maksimale operative, duke prodhuar mbi 20,000 MWh energji elektrike në ditë, në përputhje me parametrat teknikë dhe kapacitetet ekzistuese.

Deri tani, nuk ka pasur ndonjë komunikim të ri nga KEK për situatën aktuale të njësisë A3, por Klan Kosova do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet e reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *