Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar prokurorin Beqë Shala, i cili dyshohet për marrje ryshfeti, dhe e ka ndaluar për 48 orë.
Arrestimi u krye në ambientet e prokurorisë në Prizren të hënën, ndërsa hetuesit kanë vijuar me bastisjen e banesës së tij, ku janë sekuestruar prova materiale të rëndësishme për hetimin. Sipas Prokurorisë, veprimet hetimore u kryen nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Materialet e mbledhura do të përdoren në procedurat e mëtejshme hetimore. Prokuroria ka njoftuar se brenda afateve ligjore do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Ky institucion, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka theksuar angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe në ndjekjen penale të personave të përfshirë në veprimtari të tilla.

Leave a Reply