Prokuroria dhe Policia hetojnë akuzat ndaj Arian Tahirit

Departamenti i Krimeve Kibernetike i Policisë së Kosovës ka nisur hetime rreth disa faqeve në rrjetet sociale që, pas datës 12 tetor, janë angazhuar në shpërndarjen e propagandës politike dhe manipulimeve kundër Kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Prokuroria e Shtetit ka marrë përsipër çështjen dhe zotëron informacion mbi identitetin e personave që menaxhojnë këto faqe, të cilat synojnë të dëmtojnë reputacionin e Tahirit dhe të ndikojnë tek zgjedhësit e Mitrovicës. Arian Tahiri ka konfirmuar për Nacionale se policia po heton këto akte kibernetike që synojnë të ndikojnë në vullnetin e qytetarëve.

Ai shprehet se kjo fushatë denigruese reflekton mungesën e vizionit dhe zgjidhjeve për qytetin. Mitrovica, sipas tij, është një qytet i vlerave dhe meriton garë të ndershme dhe debat të hapur.

Ekspertët e rrjeteve sociale raportojnë se pas raundit të parë të zgjedhjeve, janë regjistruar rreth 1000 postime manipulative kundër Tahirit, i cili ka fituar respekt për qëndrimin e tij gjatë fushatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *