Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet mbi dyshimet për keqpërdorime gjatë numërimit të votave të kandidatëve politikë.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi, ku theksohet se intervistimi i komisionarëve ka filluar nga sot, për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Veprimet hetimore filluan pas lëshimit të autorizimit të parë më 19 janar nga Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj.
Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me inspektorët rajonalë të Policisë së Kosovës në Pejë. Prokuroria ka deklaruar se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe hetimore të nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.
Gjithashtu, opinioni publik do të informohet për çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë rast.

Leave a Reply