Një alarm për bombë u bë i ditur të mërkurën në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës, por pas inspektimit nga policia, nuk u gjet asnjë objekt i dyshimtë.
Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për deklarim të rremë. Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, njoftoi se po trajton rastin si një lajmërim të rremë.
Sipas informacioneve, pas marrjes së lajmërimit për një mjet shpërthyes në objekt, njësitë policore përkatëse shkuan në vendngjarje për të kryer kontrolle të hollësishme. Megjithatë, nuk u evidentua asgjë e dyshimtë.
Ndërkohë, prokurori është informuar dhe ka kërkuar hetime të mëtejshme për këtë çështje.

Leave a Reply