Prokuroria heton votat në Drenas, policia merr autorizim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka identifikuar mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet në komunën e Drenasit pas përfundimit të rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Në përgjigje të kësaj, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për të mbledhur informacione dhe për të evidentuar shkelje të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe për të siguruar prova mbi rastin. Prokurori është duke monitoruar gjithashtu procesin e rinumërimit në komuna të tjera nën juridiksionin e kësaj prokurorie.

Pasi të përfundojë ky proces, do të analizohen të gjitha rrethanat dhe do të shqyrtohet mundësia e dhënies së autorizimeve të tjera për mbledhjen e të dhënave. Prokuroria është e përkushtuar në luftimin e fenomeneve negative në Republikën e Kosovës, sidomos në ruajtjen e integritetit të votës së qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *