Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit për dhjetë individë, të cilët kryesojnë Qendrat Komunale të Numërimit, mbi dyshimet për manipulim votash në zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit 2025.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili njoftoi se kërkesa është bërë më 1 shkurt 2026. Gjatë fundjavës, Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të ndryshëm në rajonet e Mitrovicës Jug dhe Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për t’u hetuar rreth dyshimeve për manipulim gjatë numërimit të votave.
Intervistat përfunduan në orët e pasdites të së dielës. Sipas burimeve, 34 nga këta kryesues janë ndaluar për 48 orë; 21 persona në stacionin policor të Jugut dhe 13 në atë të Veriut.
Këto masa janë ndërmarrë si pjesë e hetimeve për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Leave a Reply