Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë për një individ të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.
I dyshuari R.E., më 8 tetor 2025, u kap në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë me një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike të cilat dyshohet të jenë marihuanë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, autoritetet sekuestruan 5 kg e 43 gramë të substancës së dyshuar.
Prokuroria ka deklaruar se ekziston një dyshim i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, sipas nenit 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. Që nga data 8 tetor 2025, R.E.
është mbajtur nën masën e ndalimit prej 48 orësh me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Leave a Reply