Prokuroria Speciale pranon dënimin e të akuzuarit për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka shprehur kënaqësinë për vendimin fajësues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të akuzuarit për krime lufte, Sh.L.

Sipas aktakuzës së paraqitur më 4 shtator 2024, Sh.L., i cili shërbente si inspektor dhe polic në Stacionin Policor të Prizrenit, ka qenë i përfshirë në veprime represive ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës 1998-1999. Ai akuzohet për kryerjen e krimeve si vrasje, arrestime, rrahje, maltretime dhe trajtime çnjerëzore, veprime këto të kryera individualisht dhe në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe.

Në deklaratën e saj, Prokuroria Speciale e Kosovës thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, duke synuar të garantojë drejtësi për viktimat dhe të forcojë sundimin e ligjit në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *