Prokuroria vërteton autenticitetin e bisedës Kusari-Lila-Simiq-Radoiçiq

Prokuroria Speciale ka verifikuar vërtetësinë e një bisede mes Mimoza Kusari-Lilës, Sllavko Simiqit dhe Millan Radoiçiqit, e cila u publikua nga Paparaci vitin e kaluar.

Në një vendim të datës 26 shtator, Prokuroria ka refuzuar kallëzimin penal të bërë nga kryetarja e Alternativës kundër gazetarit Vehbi Kajtazi për publikimin e kësaj bisede. Prokurori Bekim Kodraliu, pas dëgjimit të bisedës, ka konkluduar se nuk ka elemente për kryerjen e veprës penale nga Paparaci.

Kusari-Lila kishte depozituar kallëzimin në tetor të vitit të kaluar, duke akuzuar Kajtazin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, duke pretenduar se biseda e publikuar ishte e fabrikuar. Megjithatë, Prokuroria Speciale konfirmoi autenticitetin e incizimit audio.

Sipas aktvendimit, pas një analize të kujdesshme, është vlerësuar se veprimet e Kajtazit nuk përmbushin kriteret e veprës penale të pretenduar. Audio-incizimi në fjalë, i realizuar në qershor 2022, përfshinte një komunikim të ndërmjetësuar nga Sllavko Simiqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *