Pronari i ‘Reforma’ shpk thirret për t’u paraqitur në polici

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur që katër persona të arrestuar në rastin e njohur si rasti i BSK-së të mbahen në paraburgim për një muaj.

Ndërkohë, për 35 të dyshuar të tjerë, përfshirë pronarin e kompanisë “Reforma”, Azem Rusinovcin, është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacionin policor. Sipas vendimit të gjykatës, masat janë marrë për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprën penale të “keqpërdorimit të besimit”.

Vendimi është marrë në përputhje me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe është bërë publik përmes një dokumenti të siguruar nga Insajderi. Azem Rusinovci, si person përgjegjës i kompanisë “Reforma”, është një nga individët që duhet të paraqitet rregullisht në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *