Protesta e opozitës mbyllet me tensione, Berisha kërkon zgjidhje

Sheshi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë u mbush nga mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët protestuan për një qeveri teknike.

Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar, ku më pas kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën kryesore. Ai theksoi se situata aktuale në Shqipëri kërkon veprime të forta dhe bëri thirrje për revoltë popullore kundër qeverisë aktuale.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për drejtimin e një organizate kriminale dhe kërkoi formimin e një qeverie teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se diktaturat nuk largohen me votë, por me revolta popullore.

Pas fjalimit të tij, tensionet u ngritën kur protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, çka solli ndërhyrjen e policisë me autobote me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga këto përplasje, 11 efektivë të policisë u lënduan ndërsa tre protestues u shoqëruan nga policia.

Protesta përfundoi para Parlamentit të Shqipërisë, me disa përplasje ndërmjet policisë dhe figurave të PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *