Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur indinjatën e saj lidhur me ngjarjet e dhunshme që ndodhën gjatë protestave në Milano, të cilat ishin kundër organizimit të Lojërave Olimpike.
Meloni e cilësoi këtë grup protestuesish si “armiq të Italisë”, duke theksuar se veprimet e tyre kanë dëmtuar imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ajo denoncoi gjithashtu aktet e sabotimit, siç ishte prerja e kabllove hekurudhore, që kishte për qëllim të pengonte qarkullimin e trenave.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, kryeministrja shprehu solidaritet me forcat e rendit dhe qytetarët e Milanos, duke theksuar se puna e madhe e bërë për organizimin e ngjarjes është shkatërruar nga këto akte kriminale, raportoi A2CNN.

Leave a Reply