Protesta mbyllet për sot, nesër mund të rinisë pa zgjidhje

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë kanë përfunduar protestën e tyre për sot, por kanë paralajmëruar se do të rikthehen nesër nëse çështja e pagave të papaguara nuk gjen zgjidhje.

Sot, ata zhvilluan protestën e tyre përpara Komunës së Prishtinës, ku erdhën me autobusët e linjave për të shprehur pakënaqësinë në një mënyrë të re krahasuar me ditën e djeshme. Punëtorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të qarkullojnë me autobusë në qendër të kryeqytetit për të bërë më të dukshme kërkesat e tyre.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili një ditë më parë u bashkua me protestuesit, ka kritikuar Qeverinë për bllokimin e buxhetit dhe “sabotimin” ndaj Komunës. Në mungesë të një zgjidhjeje, punëtorët kanë theksuar se do të vazhdojnë protestat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *