Protesta në Evropë: Mijëra marshojnë në Barcelonë dhe Romë

Në Barcelonë, rreth 70 mijë persona dolën në rrugë për të protestuar kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta që kërkonin ndalimin e dhunës.

Ndërkohë, në Romë, protestat filluan pranë Koloseut dhe përfunduan në sheshin San Giovanni, ku organizatorët pohuan se morën pjesë rreth 1 milion vetë, megjithëse nuk kishte shifra zyrtare. Demonstratat në Spanjë dhe Itali janë pjesë e një vale protestash në Europë, të nxitura nga ndalimi i një anijeje ndihmash humanitare nga Izraeli.

Në Itali, një grevë e përgjithshme në mbështetje të palestinezëve mblodhi më shumë se 2 milionë vetë. Kritikët akuzojnë qeverinë izraelite për gjenocid, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka bërë thirrje për përjashtimin e ekipeve izraelite nga aktivitetet sportive ndërkombëtare.

Në Greqi pritet një protestë masive pro-palestineze, teksa autoritetet janë në gatishmëri për të shmangur përplasjet. Ndërkaq, në Lisbonë dhe qytete të tjera europiane, protestat vazhdojnë, duke theksuar presionin ndaj liderëve për të ndërhyrë në situatën në Gaza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *