Në Prishtinë, kriza e transportit publik ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa punëtorët e Trafikut Urban dhe ata të operatorëve privatë janë duke protestuar përpara Komunës së Prishtinës.
Ata kërkojnë pagesat e tyre të cilat, sipas pretendimeve të tyre, po vonohen për shkak të një bllokade financiare. Kjo protestë, e cila filloi si një paralajmërim, tani ka çuar në ndalimin e plotë të shërbimit të autobusëve në kryeqytet.
Situata ka shkaktuar vështirësi për qytetarët që mbështeten te transporti publik për lëvizjet e tyre të përditshme.

Leave a Reply