Para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg po zhvillohet një protestë masive në mbështetje të të paraburgosurve të UÇK-së.
Kjo është protesta e katërt pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. Organizatorët kanë njoftuar për një pjesëmarrje të madhe, me rreth 6 mijë protestues të pranishëm.
Atmosfera para godinës së Këshillit të Evropës është e ndezur me mijëra flamuj kuq e zi dhe thirrje në mbështetje të UÇK-së. Protestuesit synojnë të dërgojnë një mesazh të fortë politik dhe qytetar për lirimin e të ndaluarve.
Protesta e radhës është planifikuar të mbahet në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, Hoxhaj ka theksuar se atmosfera e krijuar në Strasburg është shumë e fuqishme, duke e përshkruar atë si një forcë që “tund qytetin”.

Leave a Reply