Protestë në Gjakovë të dielën për Daorsën

Një protestë me moton “Drejtësi për Daorsën” do të zhvillohet më 23 nëntor në Parkun e Qytetit në Gjakovë.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje kërkojnë një hetim të thelluar dhe të hapur për rrethanat që çuan në vdekjen e Daorsa Spahijas. Daorsa u gjet e pajetë në Tetovë, dhe autoritetet maqedonase kanë deklaruar se rezultatet fillestare sugjerojnë vetëvrasje.

Megjithatë, familja dhe miqtë e saj dyshojnë se ajo mund të jetë nxitur drejt këtij akti dhe kërkojnë një hetim të mëtejshëm. Në një deklaratë të organizatorëve theksohet se askush nuk është mbi ligjin dhe se komuniteti nuk do të qëndrojë i heshtur për këtë çështje.

Ata nxisin për transparencë dhe drejtësi në hetimet rreth kësaj ngjarjeje tragjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *