Në Prishtinë është organizuar një protestë për lirimin e menjëhershëm të ish-policit, Arbnor Spahiu.
Ai është ndaluar prej katër muajsh nga autoritetet serbe, raporton Klankosova.tv.
“Liri për Arbnorin” dhe “Drejtësi për Arbnorin” janë mesazhet e shkruara në pankartat që protestuesit po mbajnë në kryeqytet.
Spahiu është akuzuar nga autoritetet serbe për përfshirjen e tij në ngjarjen “Banjska”, por kjo akuzë është hedhur poshtë nga familja e tij.
Familja ka theksuar se Spahiu kishte dhënë dorëheqjen nga policia që në vitin 2022, një vit para se të ndodhte ngjarja.
Në përkrahje të pretendimeve të tyre, ata kanë dorëzuar dëshmi edhe te autoritetet serbe.

Leave a Reply