Prej dy ditësh, policia ka filluar konfiskimin e monopatinave elektrike në kryeqytet për shkak të rritjes së aksidenteve të lidhura me këto mjete.
Ky veprim ka ngjallur pakënaqësi mes pronarëve të monopatinave, të cilët kanë njoftuar një protestë që do të mbahet nesër në orën 10:00 përpara Komisariatit të Policisë Rrugore. Organizatorët e protestës akuzojnë autoritetet për marrjen e këtij vendimi pa një dokument zyrtar, duke u mbështetur vetëm në një urdhër të shpërndarë në rrjetet sociale.
Ata e cilësojnë këtë si një shkelje ligjore dhe një cenim të drejtave të pronës private, çka ka sjellë humbje financiare për qytetarët. Thirrja për protestë u drejtohet të gjithë pronarëve të monopatinave për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi për aksionin e policisë.

Leave a Reply