Protestues nga diaspora mblidhen në Tiranë për të kërkuar drejtësi

Sot në Tiranë janë mbledhur qindra qytetarë nga Kosova, diaspora shqiptare në Evropë dhe SHBA për të marrë pjesë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta, e cila do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në orën 17:00, synon të kundërshtojë proceset gjyqësore në Hagë të cilat pjesëmarrësit i konsiderojnë të padrejta dhe të motivuara politikisht. Një qytetar nga Gjilani theksoi se shqiptarët mbështesin fuqimisht ish-krerët e UÇK-së, duke akuzuar Evropën për padrejtësi historike ndaj shqiptarëve, ndërsa shprehu zhgënjim për mungesën e reagimit nga politikat në Kosovë dhe Shqipëri.

Protestuesit nga Zvicra dhe Nju Jorku, të cilët kishin ardhur për të qenë pjesë e kësaj ngjarje, deklaruan se gjykatat në Hagë janë politike dhe mbajtja e ish-krerëve është e pabazuar. Ata kërkojnë drejtësi dhe liri për të burgosurit, duke theksuar unitetin e kombit shqiptar.

Protesta është konsideruar si një mesazh presioni ndaj Evropës për të liruar ish-krerët e UÇK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *