Në kryeqytetin e Kosovës, qytetarët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike, duke tërhequr një pjesëmarrje të madhe.
Protesta filloi para ndërtesës së KEDS-it, por situata u përkeqësua me hedhjen e tymit të kuq, gjë që çoi në ndërhyrjen e Policisë dhe arrestimin e një të moshuari. Pas këtij incidenti, protestuesit zhvendosën protestën e tyre drejt ndërtesës së ZRRE-së dhe më pas drejt stacionit të Policisë në qendër të Prishtinës.
Gjatë marshimit, ata thërrisnin slogane si “Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, duke shprehur qartë pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë.

Leave a Reply