Behar Kamberi, një psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje të moderatores së njohur sportive Albana Bejko.
Sipas burimeve nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka ndjekur një grua 28-vjeçare, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë vendbanimit të saj.
Kamberi është vendosur në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u arrestua nga policia, ndërkohë që moderatorja kishte organizuar një skemë për të, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.
Në momentin që Kamberi arriti në vendin e takimit, ai u arrestua nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, nën akuzën për kryerjen e veprës penale të përndjekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë./Top Channel

Leave a Reply