Publikimi i votës nga qytetarët përbën një shkelje të rëndë ligjore dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me ligjet ekzistuese për të adresuar këtë çështje. Sipas Ligjit për Zgjedhjet dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës, publikimi i votës është i ndaluar dhe i sanksionuar.
Zbatimi i ligjit duhet të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët, pa përjashtime apo standarde të dyfishta. Çdo person që e bën këtë shkelje duhet të përballet me pasojat ligjore, pa marrë parasysh statusin e tij.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i thirrur të veprojë urgjentisht, duke aplikuar sanksione ligjore ndaj atyre që shkelin rregullat zgjedhore. Kjo përfshin edhe mundësinë e anulimit të votave të publikuara, me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.

Leave a Reply