Laura Pula, Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, organizoi një takim përmbyllës me përfaqësuesit e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.
Gjatë këtij takimi, i cili u mbajt në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, u diskutua për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë. Pula informoi të pranishmit për angazhimin e Prokurorit të Shtetit në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.
Ajo theksoi rëndësinë e koordinimit mes prokurorive dhe institucioneve përkatëse në zbatimin e aktiviteteve që synojnë mbrojtjen e procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve, kryesuar nga analistja ligjore Eirini Skouzou, ndanë përvojën e tyre dhe rolin që ata kanë luajtur gjatë këtij procesi.
Ata vlerësuan përpjekjet për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent, duke përmendur bashkëpunimin ndërinstitucional si një faktor kyç në këtë drejtim.

Leave a Reply