Punëtor humb jetën, pronari dhe kompania akuzohen për shkelje

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj SH.K dhe kompanisë “Luani Transport” për mosrespektim të masave të sigurisë në punë, çka çoi në vdekjen e punëtorit S.R.

Ngjarja ndodhi më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc, ku SH.K, pronar i kompanisë, nuk kishte siguruar kushte të përshtatshme sigurie dhe trajnime për punëtorët, duke mos informuar për rreziqet dhe përdorimin e duhur të pajisjeve. Punëtori S.R, megjithëse ishte vetëm pastrues, humbi jetën pasi ra në kontakt me një gjenerator.

Gjithashtu, kompania “Luani Transport” akuzohet për pakujdesi, pasi nuk ka respektuar ligjin për siguri në punë, duke mos zbatuar rregullat teknike. Prokuroria ka kërkuar që gjykata të shqiptojë edhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së seperacionit për kompaninë, pasi aktiviteti ishte kryer pa licencë dhe pa kriteret e duhura të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *