Një incident ka ndodhur në zonën e Shkabaj të Obiliqit, ku një punëtor shqiptar është lënduar gjatë punës pranë një ndërtese në ndërtim.
Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur kur një vinç, i përdorur nga një tjetër shtetas shqiptar, ka rënë në mënyrë të pakontrolluar duke lënduar punëtorin. Personi i dyshuar është arrestuar nga autoritetet, ndërsa viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply