Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një punëtor humbi jetën gjatë punës.
34-vjeçari, F.A., nga fshati Caravik i Malishevës, u rrëzua nga skelet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri”. Pas incidentit, ai u transportua fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe më pas në QKUK në Prishtinë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë rreth orës 16:30, sipas Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, pronari i kompanisë ndërtimore, N.B., është ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit. Ai dyshohet për veprën penale të “Asgjësimit, dëmtimit apo heqjes së pajisjeve dhe rrezikimit në vendin e punës”.
Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime për sigurinë në vendet e punës në sektorin e ndërtimit.

Leave a Reply