Një aksident tragjik ka ndodhur në Mytilene të Greqisë, ku një punëtor shqiptar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e madhe ndërsa punonte në çatinë e një shtëpie.
Viktima, një 45-vjeçar, ende i paidentifikuar, raportohet se përveç punës në një restorant, kryente edhe angazhime të tjera për të siguruar të ardhura shtesë. Ky 45-vjeçar ishte bërë i njohur muajin e kaluar kur kishte shpëtuar një grua që kishte rrëshqitur në port ndërsa po hipte në një anije.
Ky akt heroik ishte përmendur në media si një shembull i guximit të tij. Pas aksidentit, Qendra e Punës, e cila ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ka bërë thirrje për një protestë që do të mbahet sot në mesditë në shenjë solidariteti dhe kërkese për përmirësimin e kushteve të punës.

Leave a Reply