Punonjësit e NGB “Rilindja” do të mbajnë protestë sot në orën 12:00 përpara selisë së Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP).
Ata kërkojnë të paguhen për 20% të truallit prej 5.5 hektarësh që, sipas tyre, mbetet ende i papaguar. Vonesa në pagesa ka krijuar shqetësime të mëdha për punëtorët, të cilët pretendojnë se kjo situatë po pengon funksionimin e ndërmarrjes.
Protesta është organizuar me qëllim që të kërkohet një zgjidhje e menjëhershme dhe e drejtë për këtë çështje.

Leave a Reply