Gezim Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike vendimet e fundit të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
Ai thekson se këto arritje janë fryt i menaxhimit efektiv dhe përkushtimit. Sveçla ka bërë të ditur se çdo punonjës i SAP do të përfitojë nga 500 euro shpërblim për festat e fundvitit, ndërsa nga janari 2026 do të ofrohet sigurim shëndetësor për të gjithë të punësuarit.
Gjithashtu, është garantuar paga e 13-të për vitin e ardhshëm. Me një pagë mesatare rreth 700 euro bruto dhe shujta ditore prej 5 euro, Sveçla nënvizon se ndërmarrja nuk ka vonesa në pagesa dhe as probleme financiare.
Ai shtoi se ndërmarrja po e mbyll vitin me mbi 400 mijë euro fitim dhe një bilanc pozitiv mbi 1 milion euro. Sveçla shprehu që “Stacioni i Autobusëve” është e vetmja ndërmarrje publike në Prishtinë me menaxhim nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke theksuar ndryshimin e dukshëm në krahasim me ndërmarrjet tjera komunale.

Leave a Reply