Një burrë ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit, pasi ishte në trajtim nga lëndimet e marra në vendin e punës më 7 korrik.
Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e asgjësimit ose dëmtimit të pajisjeve mbrojtëse, gjë që rrezikoi sigurinë në këtë vend pune. Autoritetet raportuan se viktima, shtetas shqiptar, ndërroi jetë më 22 nëntor 2025.
Me urdhër të prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Rasti është aktualisht nën hetim për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe përgjegjësitë e mundshme për ngjarjen fatale.

Leave a Reply