Pas shpalljes së gjendjes emergjente në Komunën e Junikut, ekipet janë duke punuar intensivisht për të liruar rrugën që lidh këtë komunë me fshatrat Jasiq dhe Gjocaj, ku situata është veçanërisht e vështirë.
Kjo rrugë është një arterie kyçe që lidh Junikun me Gjeravicën. Demokrat Ganijaj, i cili drejton Shtabin Emergjent, ka theksuar se ekipet janë duke bërë çdo përpjekje për të siguruar qarkullimin në këtë rrugë.
Sipas tij, dëmet në infrastrukturë dhe prona bujqësore janë të konsiderueshme, duke e bërë situatën më të ndërlikuar. Në këto kushte, përpjekjet për zhbllokimin e rrugëve janë një përparësi për të lehtësuar jetën e banorëve dhe për të rikthyer normalitetin në zonë.
Ndërkohë, ekipet mbeten në terren për të zgjidhur problemet sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply