Më 12 dhjetor 2025, Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të organizojë një protestë paqësore para selisë së KEK-ut në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Kjo protestë synon të adresojë kërkesat e punëtorëve për përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Punëtorët kërkojnë rritje të pagave, duke marrë parasysh inflacionin dhe rrezikshmërinë që paraqet puna në fushën e energjisë.
Një kërkesë tjetër është barazimi i pagave të stafit të sigurimit me ato të punonjësve të tjerë të KEK-ut, duke filluar nga fillimi i vitit 2026. Gjithashtu, sindikata kërkon që punëtorëve t’u sigurohet paga e 13-të, një praktikë e premtuar për sektorin publik.
Në deklaratën e tyre, sindikata thekson se kërkesat janë të ligjshme dhe thelbësore për respektimin e dinjitetit të punëtorëve. Sindikalistët nxisin të gjithë punëtorët të marrin pjesë në protestë për të mbështetur këto kërkesa.

Leave a Reply