Punonjësit e Trafikut Urban protestojnë për 6 muaj pa paga

Sot, që nga ora 09:00, punëtorët e Trafikut Urban dhe sektori privat kanë nisur protestën e tyre përpara Komunës së Prishtinës.

Arsyeja kryesore e kësaj proteste është ndalimi i shërbimit të transportit publik për shkak të problemeve financiare, ku punëtorët nuk kanë marrë paga për gjashtë muaj dhe autobusët janë pa derivate. Ilmi Gashi, përfaqësues i punëtorëve, deklaroi se ndonëse protesta nuk është dëshira e tyre, situata i ka detyruar të veprojnë kështu.

Ai falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe theksoi rëndësinë e pagave për mbijetesën e familjeve të punëtorëve. Gashi kërkoi që pagat të ekzekutohen si zgjidhje e vetme, duke theksuar se as punëtorët nuk mund të punojnë pa paga dhe as autobusët pa naftë.

Ai kërkoi një takim me kryetarin për të diskutuar zgjidhjet e mundshme, duke shtuar se borxhi total ndaj tyre arrin në 2.7 milionë euro. Për më tepër, ai theksoi vështirësitë që punëtorët po përballen, si marrja e overdrafteve nga bankat, dhe sfidat që paraqet mungesa e fondeve nga institucionet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *