Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se institucionet parashkollore në kryeqytet do të pushojnë nga 31 dhjetori 2025 deri më 7 janar 2026.
Ky vendim është marrë për të mundësuar realizimin e punëve të rëndësishme teknike dhe higjieno-sanitare, si dezinfektimi dhe deratizimi, të cilat janë të pamundura gjatë pranisë së fëmijëve dhe stafit në institucione. Në njoftimin zyrtar, theksohet se qëllimi kryesor i këtij pushimi është mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe personelit të këtyre institucioneve.
Kjo masë është miratuar pas kërkesave të shumta për mirëmbajtje më të mirë të këtyre ambienteve.

Leave a Reply