PZAP mbështet LDK-në, rrëzohet plani i VV-së për votim jashtë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohet vetëm brenda përfaqësive diplomatike të Kosovës, duke anuluar vendimin e mëparshëm të KQZ-së.

Ky vendim erdhi si rezultat i një ankese të bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të krijuar hapësira shtesë jashtë përfaqësive diplomatike për votim.

Ky propozim u mbështet nga Lëvizja Vetëvendosje, por u kundërshtua nga disa parti, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Me vendimin e PZAP-së, votimi do të zhvillohet vetëm në hapësirat zyrtare të misioneve diplomatike, duke përjashtuar qendrat alternative të votimit jashtë tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *