PZAP miraton Listën Serbe me 33 kandidatë, kundër KQZ-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Listës Serbe, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo vendimarrje e panelit lejon certifikimin e 33 kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Ky vendim u mor më 13 dhjetor 2025 nga një panel prej tre anëtarësh, i cili përfshinte Kymete Kicaj si kryesuese, Skender Çocaj dhe Arsim Hamza.

Në mbledhjen e KQZ-së më 10 dhjetor 2025, u refuzua certifikimi i listës së kandidatëve, pavarësisht rekomandimit pozitiv nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar. Kjo ndodhi për shkak se votat e kërkuara për një shumicë të kualifikuar nuk u arritën: 3 votuan pro, 2 kundër dhe 6 abstenime.

PZAP argumentoi se refuzimi i certifikimit nuk mund të mbështetet vetëm në mungesën e shumicës së kualifikuar, pa një arsyetim të thelluar. Kështu, paneli vendosi që lista të certifikohet bazuar në përmbushjen e kritereve ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *