Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të rrëzojë disa ankesa të paraqitura nga kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe subjekte të tjera politike.
Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara pas datës 29 dhjetor 2025, por ankesa u hodh poshtë si e pasafatshme. Gjithashtu, ankesa e Jakup Nurës, po ashtu kandidat i PDK-së, që kërkonte rinumërimin e votave në Komunën e Skenderajt, u refuzua si e palejuar.
Një tjetër ankesë nga subjekti politik “GI Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” lidhur me procesin e numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq u konsiderua e pasafatshme. Subjekti politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) hoqi dorë nga ankesa e tij.
Të gjithë parashtruesit kanë të drejtë të apelojnë vendimet e PZAP-së në Gjykatën Supreme brenda 48 orësh.

Leave a Reply